Publikohet “Lost in the Fire” nga The Weeknd dhe Gessafelstein
The Weeknd është kthyer me muzikë të re në vitin 2019.
Pasi bashkëpunoi me Gesaffelstein në EP-in e suksesshëm “My Dear Melancholy” vitin e kaluar, sërish dyshja kanë realizuar këngë të re.
Kënga “Lost in the Fire” u lansua si premierë në Apple Music Beats.
Siç ka ndodhur në prodhimet e kaluara të Gesafellstein, The Weeknd sërish shquhet për teknikën e jashtëzakonshme të interpretimit.
Gessafelstein është producent i shumë hiteve si “I Was Never There”, “Hurt You”, e të tjera nga albumi i vitit të kaluar.