Publikohet më në fund “Faj” nga Samanta Karavella dhe Ermal Fejzullahu
Këngëtarët Samanta Karavella dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Faj” titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar nga Alandy, teksa vargjet e tekstit i ka shkruar Filloreta Raçi.
Kënga është ritmike dhe me tendencat për t’u shndërruar në hit.
Dyshja e artistëve vazhdojnë të jenë dy emra mjaft të kërkuar nga publiku në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.