Publikohet mesazhi i fundit i futbollistit para zhdukjes së avionit “Jam i frikësuar”
Pak ditë më parë në media vërshuan lajmet se një avion është zhdukur gjatë udhëtimit të tij nga Franca në Angli.
Në bordin e avionit të zhdukur mes dy personave të tjerë ishte dhe futbollisti i njohur i “Premier Legaue”-s, Emiliano Sala, i cili u transferua nga Nanta te Cardiff City.
Mediat britanike raportojnë se avioni mund të ketë rënë në det. Kërkimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit së të martës, por nuk është gjetur asnjë gjurmë.
Por mesa duket Emilioano e paska ndjerë se diçka nuk po shkonte siç duhej dhe i ka dërguar të atit një mesazh,duke i thënë se ishte i frikësuar pasi i dukej se avioni po bëhej copash!
Në regjistrimin e bërë mbrëmjen e së hënës, futbollisti 28-vjeçar nga zëri dukej i raskapitur dhe nuk ndalonte dot së thëni në spanjisht se, duhet të dërgonin dikë për ta gjetur.
Pasi ngjarja e dhimbshme u bë publike të shumtë ishin njerëzit që u mblodhën për të ndezur qirinj në shenjë ngushëlluese për viktimat.