Publikohet në versionin audio “1000”, kënga e parë e Bleros me motive patriotike
Ashtu sikur kishin paralajmëruar Blero dhe Prygo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. “1000” titullohet projekti i tyre muzikor i publikuar vetëm në versionin audio. Bëhet fjalë për një këngë me motive patriotike, e cila është punuar me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kënga është punuar nga Prygo, Uki dhe Arsim Bunjaku, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar një reper i quajtur Tonic. Si këngë është realizuar para 2-3 viteve, por nuk e kanë gjetur asnjëherë momentin e duhur për ta publikuar.
Blero ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojnë edhe klipin e kësaj kënge. Skenat e klipit janë xhiruar disa në Prizren, dhe disa në Brezovicë. Do të sjellë skena mjaft interesante, dhe veçantia e tij më e madhe, është se për herë të parë do të paraqitet edhe Tara.