Publikohet traileri i “Fifty Shades Freed”, Rita Ora përsëri pjesë e kastit
Është publikuar diën e sotme trailer i plotë i “Fifty Shades Freed”, serisë së tretë e të fundit të trilogjisë romantike erotike më popullore në botë. Premiera e këtij filmi do të jetë në ditën e Shën Valentinit. Përpos skenave të nxehta që nuk do të mungojnë në këtë seri do të ndodhë dhe e shumëpritura ceremony e dasmës, por nuk do të mungojë as rreziku dhe aksioni, për ta kthyer kështu në serinë më me adrenalinë të “Fifty Shades”.
Në këtë seri rikthehet ish shefi i Anastasia Steel (Dakota Johnson) që do të kërcënojë jetën e Christia Grey (Jamie Dornan).
Përpos James Dornan dhe Dakota Johnson aktorë të tjerë të njohur janë Kim Basinger, Rita Ora dhe Luke Grimes. Nuk dihet se sa do të shfaqet në këtë seri bukuroshja me origjinë shqiptare, por gjithsesi prania e saj entuziasmon shumë publikun shqiptar.