Publikohet videoklipi i “Kiki do you love me”, pjesë e saj dhe Dua Lipa
Sfida e famshme e kërcimit ka pushtuar Instagramin. Njerëz të njohur dhe të panjohur nën ritmet e këngës “In my feelings” të reperit Drake, e njohur ndryshe si “Kiki do you love me”, kanë pranuar sfidën duke tërhequr vëmendjen.
Drake ka publikuar ditën e djeshme klipin e këngës, pjesë e të cilit janë disa nga performancat më të mira të artistëve dhe njerëzve të njohur dhe të panjohur.
Pjesë e saj është bërë edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila është përzgjedhur nga reperi i njohur për të qenë pjesë e klipit të ri të këngës.