Pusha T tregon se Kanye West është arsyeja pse po vonon publikimi i albumit të tij
Veterani i Hip Hop-it, Pusha T ka treguar këtë fundjavë gjatë festivalit në Filadelfia që partneri i tij prej shumë kohe, Kany West, ka marrë kontroll të plotë mbi produksionin e fundit të tij.
“Po ju tregoj të gjithëve se si qëndron e vërteta. E kam bërë këtë album rreth tre herë. Kanye vinte në studio dëgjonte beat-et dhe thoshte: ‘Mund t’i bëj më mirë.’ E ka bërë këtë gjë plot 3 herë.”-shpjegoi reperi. Ai kohë më parë kishtë anunçuar se titulli i albumit të radhës do të ishte ‘King Push’. Reperi nga Virginia e ka treguar këtë disa vite më parë, por mesa duket Kanye po e vonon më shumë seç duhet publikimin e këtij projekti. Urojmë që gjërat të ndryshojnë pas deklaratës së Pusha T.