Lajme

09 October 2018

Pushimet luksoze të Albanit dhe Miriamit në Maldive, çifti shijojnë momente të ëmbla në pishinë

Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po shijojnë disa ditë të mira pushimi në Maldive.

Momentet më të këndshme që kalojnë së bashku, dyshja i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.
Ka qenë së fundmi Albani, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shfaqet me Miriamin në pishinë.

Këngëtari shfaqet mjaft i lumtur, ndërsa i jep një përqafim të ngrohtë bashkëshortes së tij.
“Mirëmëngjesi” ka shkruar Skënderaj në mbishkrimin e fotografisë, duke iu uruar kështu edhe fansave të tij një mëngjes të këndshëm.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta për çiftin nuk kanë munguar nga ana e ndjekësve të tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com