Puthi të ëmën në buzë, dora iu thaftë atyre që shanë Malumën!
Të mirin e nënës, i voglin i nënës, i bukri i nënës, Maluma, u bë kryefjala e mediave ditët e fundit pasi në ditën ndërkombëtare të nënës postoi një foto në Instagram duke puthur në buzë të ëmën, foto e cila u shoqërua me kritika të shumta.
Lidhur me kritikat që Maluma mori pas postimit kanë reaguar së fundmi edhe përfaqësuesit e tij të cilët kanë shpjeguar se në kulturën latine një gjest i tillë është më se normal.
“Gjëja e bukur është se ai u pranua në tregun e muzikës amerikane me krahët e hapur dhe mendoj se kjo është diçka globale. Tani njerëzit do të kenë mundësinë të shohin anë të ndryshme të kulturës në mënyra të ndryshme. Është normale në kulturën latine, veçanërisht nëse je djalë i vetëm ose fëmija i vetëm i shtëpisë. Është afeksion dhe një formë respekti. Maluma është i hapur për atë që është dhe vlerat e kulturës së tij”, kanë përfunduar menaxherët e këngëtarit duke i dhënë një herë e mirë fund ofendimeve të fansave.