Puthje në buzë mes këngëtares së njohur dhe Kylie Jenner
Që 6 ditë përpara se të mbush 36 vjeç, Christina Aguilera ka filluar të festojë. Ajo organizoi për këtë rast një party me të ftuar kryesisht personalitete të njohura të medias. Në mes të të ftuarve ishte dhe Kylie Jenner e cila kish zgjedhur të vishej si Christina 14 vite më parë. Ajo u filmua në një moment teksa ulej në prehërin e këngëtares gati për të shkëmbyer një puthje në buzë. Videoja me puthjen doli në Snapchat dhe në Instagram.
Këngëtarja, mama e 2 fëmijëve, kish zgjedhur dhe vetë një look ektravagant. Në kokë kishte një paruke rozë, buzët i kishte të lyera me buzëkuq me xixa dhe kishte të vendosura një palë syze po ashtu me gurë dhe xixa.