Qëllohet për vdekje me armë zjarri reperi i njohur
Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të SHBA-së. Sipas TMZ, artisti 20-vjeçar, emri i të cilit është Jahseh Dwayne Onfroy, ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi me armë zjarri.
Në komunikatën për mediat të policisë amerikane shkruan se këngëtari u vra nga dy të dyshuar të armatosur pak para orës 23:00, sipas kohës tonë lokale.
Albumi më i fundit i XXXTentacion, i patitulluar ishte numër 1 në SHBA këtë vit dhe përmbante hite “Sad” dhe “Changes”. Deri më tani janë shitur mbi dy milionë kopje të albumit vetëm në SHBA.
Televizioni britanik, Louis Therous, e përshkroi Onfroy-in si një “talent të madh” me “demonët personalë”.
Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare ndërsa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse.
Pasi u arrestua sërish për rrahjen e të dashurës shtatzënë, ai i dhuroi 100 mijë dollarë për programet e parandalimit të dhunës në familje.