Qëllohet për vdekje rreperi i famshëm homoseksual!
Ai cilësohej si artisti i parë gay në muzikën latine të stilit ‘rrap’ dhe kjo e bëri që të mbahej mend nga shumë njerëz.
Mëngjesin e sotëm Kevin Fret 24 vjeç ishte duke hipur në motor rreth orës 5:30 momentin që u sulmua ku më pas gjeti vdekjen në Qendrën Mjekësore të Río Piedras, njoftoi “El Nuevo Dia”.
Vdekja e tij ka lënë të hidhëruar shumë fansa të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjete sociale për humbjen e tij.
Ndërkohë vdekja dhe shkaqet e sulmit ndaj tij janë nën hetim nga policia vendase.