Lajme

06 September 2018

Quavo publikon së shpejti albumin e radhës

Quavo është shumë afër publikimit të albumit të ri të tij.

Reperi i “Migos” ka bërë të ditur se albumi i tij debutues solo “Quavo Huencho” do të publikohet para fundit të këtij muaji.
Ai këtë njoftim e ka bërë edhe në Instagram.

“Ky muaj është i imi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, kurse Rich the Kid e ka kompletuar postimin duke konfirmuar se ka bashkëpunim me të.

Muajin e kaluar Quavo publikoi tri këngë solo si “Bubble Gum”, “Lamb Talk” dhe “Workin Me”. Ai së fundmi lançoi edhe një videoklip të xhiruar me selfie personalisht prej tij.

“Quavo Huncho” është projekti i parë solo nga reperi i “Migos”, të cilët kanë lansuar albumin “Culture II” në janar.

Treshja nga Atlanta aktualisht janë në turne me Drake, i cili përfundon më 17 nëntor.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com