Lajme

06 February 2018

Quentin Tarantino pranon gabimin që mund të kishte qenë fatal për Uma Thurman

Quentin Tarantino pranoi gabimet e bëra në ideimin e një skene të filmit “Kill Bill 2”.
Në një intervistë për “New York Times”, Uma Thurman zbuloi se regjisori dhe partneri i saj asokohe, i kishte kërkuar të aktronte pa dublant, teksa i jepte me shpejtësi një makine jo të sigurtë, për të mundësuar lëvizjen e flokëve. Automjeti u përplas pas një peme dhe aktorja mbeti e plagosur.
“I thashë Umës se gjithçka do të shkonte mirë, se rruga ishte e drejtë dhe e sigurtë. Por nuk rezultoi kështu. Gabova! Nuk e detyrova të hipte, por ajo e bëri sepse kishte besim tek unë”, pranoi regjisori në intervistën për “Deadline”. Tarantino rrëfeu se ky ishte një prej pengjeve më të mëdha të jetës së tij. Pak orë para publikimit të intervistës, Thurman shkroi një mesazh në profilin e saj të Instagramit, duke pohuar se Quentin ndihej thellësisht i penduar për ngjarjen dhe vazhdonte t’i kërkonte falje edhe sot. Në intervistën e dhënë për Maureen Doëd të “New York Times”, aktorja kishte ofruar edhe një video të incidentit. “Tarantino, – tha Thurman, – ishte i nxehur me mua pasi po i harxhoja kohë dhe më premtoi se automjeti ishte në rregull”. Ai e kishte bindur të lëvizte me shpejtësinë 64 km në orë, disa herë radhazi, derisa skena të realizohej ashtu siç donte regjisori. Sipas aktores, sedilja e automjetit nuk ishte vendosur siç duhet në platformë, ndërsa rruga ishte e pashtruar, dhe jo e drejtë siç i kishte premtuar ai.

i post this clip to memorialize it’s full exposure in the nyt by Maureen Dowd. the circumstances of this event were negligent to the point of criminality. i do not believe though with malicious intent. Quentin Tarantino, was deeply regretful and remains remorseful about this sorry event, and gave me the footage years later so i could expose it and let it see the light of day, regardless of it most likely being an event for which justice will never be possible. he also did so with full knowledge it could cause him personal harm, and i am proud of him for doing the right thing and for his courage. THE COVER UP after the fact is UNFORGIVABLE. for this i hold Lawrence Bender, E. Bennett Walsh, and the notorious Harvey Weinstein solely responsible. they lied, destroyed evidence, and continue to lie about the permanent harm they caused and then chose to suppress. the cover up did have malicious intent, and shame on these three for all eternity. CAA never sent anyone to Mexico. i hope they look after other clients more respectfully if they in fact want to do the job for which they take money with any decency.

A post shared by Uma Thurman (@ithurman) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com