R Kelly mund të dënohet me 70 vjet burg!
R Kelly është në qendër të mediave për 10 akuzat e ngritura për abuzim seksual me të mitur.
50-vjeçari u shpreh shumë i revoltuar duke kërkuar pafajsinë e tij pasi rrëfeu se nuk është aspak fajtor.
Sipas Kelly-t ata të cilët duhet të dënohen janë prindërit e dy motrave Azriel Clary dhe Joycelyn të dyja 21-vjeç të cilët kur ato ishin të mitura i sillnin në prapaskenën e koncerteve të tij.
Nëse gjykata arrin të gjejë prova të mjaftueshme për këto akuza, R.Kelly mund të dënohet më 70 vjet burg.