Lajme

07 January 2019

Rami Malek njorohet në skenë nga Nicole Kidman

Gjatë ceremonive të ndryshme të ndarjes së çmimeve jorrallëherë ndodhin gjëra të pakëndshme në skenë. Diçka e tillë i ka ndodhur aktorit Rami Malek në Golden Globes.

Ishte një mbrëmje shumë e suksesshme e yllit të filmit “Bohemian Rhapsody”, në të cilin e ka portretizuar ikonën e grupit “Queen”, Freddie Mercury.

37-vjeçari u shpall aktori më i mirë në një dramë, derisa filmi i tij e fitoi çmimin kryesor – si drama më e mirë.

Derisa ekipi i filmit po mblidhej në skenë për të marrë çmimin e filmit më të mirë dramë, Malek u ngjit sërish për t’iu bashkuar festës së kolegëve. Mirëpo, nuk shkoi aq mirë për të.

Prezantuesja e këtij çmimi ishte Nicole Kidman, ndërsa aktori iu afrua dhe u përpoq t’ia zgjaste dorën, por ajo as që e vërejti.

Në çastin kur Rami deshi ta përshëndeste, aktorja ia ktheu shpinën duke mos e shikuar. Ai iu afrua dhe e preku në shpinë në mënyrë që ta vërente, por australiania sërish nuk i kushtoi vëmendje.

Nuk dihet nëse veprimi i Kidman ka qenë i qëllimshëm, porse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë dhënë opinione të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se aktorja e ka injoruar qëllimshëm Malekun.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com