Reagimi i ashpër i Rihannës ndaj Snapchat
Rihanna ka kritikuar publikisht Snapchatin për një reklamë tejet ofenduese për të dhe të gjithë viktimat e dhunës në familje por jo vetëm.
Reklama që paraqitet në formë të një loje dhe që pyet përdoruesin nëse do të zgjidhnin të godisnin Rihannan me shuplakë, apo të godisnin me grusht Chris Brownin, e ka rikthyer kujtesën te Riri e cila u dhunua nga Chris në vitin 2009.
Reagimi i artistes së njohur erdhi me anë të një postimi në InstaStory ku ajo u shpreh: “Snapchat e di që je i informuar që nuk je aplikacioni im i preferuar! Po përpiqem thjesht të kuptoj se cili ishte qëllimi i kësaj rëmuje! Do të doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni aq budallenj! Ju shpenzuat para për të animuar diçka që qëllimisht do të sillte ndjenjën e turpit tek viktimat e dhunës, dhe bët shaka me atë!!! Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam shumë të tilla…por ka të bëjë me të gjithë ato femra, fëmijë dhe burra që kanë qenë viktima të dhunës e që ndoshta nuk kanë shpëtuar akoma…çfarë zhgënjimi për ta! Turp të kesh! Nuk kemi nevojë për ndjesën tënde.”