Lajme

22 December 2017

Reagimi i Nora Istrefit pas publikimit të projektit muzikor “Bora”, të Noizyt

||
0 Comment
|

Noizy i habiti të gjithë kur publikoi këngën e tij më të re, ‘Bora’. Kjo këngë menjëherë pas publikimit mori një vëmendje shumë të madhe edhe për faktin sepse kënga nuk ishte paralajmëruar më herët.

Ajo që tërheq edhe më tepër vëmendjen nga produksioni është teksti, që përmend disa prej këngëtareve më në zë. ‘Sexy si Nora, e bukur si Era’ – thotë mes tjerash në këngë reperi.

E duket se ky krahasim i ka pëlqyer së tepërmi këngëtares Nora Istrefi. Ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale gjithë tekstin e këngës duke e vënë në fokus rreshtin ku përmendet vetë.

Pak kohë më parë u përfol mbi një projekt të përbashkët të dy artistëve, gjë që u pohua më pas.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com