Reagon Amber Heard pas padisë 50 milion dollarëshe të Johnny Depp
Pasi aktorja e njohur Amber Heard akuzoi bashkëshortin e saj Johny Deep për dhunë në familje ky i fundit ngriti një padi 50 milionë dollarëshe kundër saj për shpifje.
Por Amber nuk e ka lënë me kaq.
Ajo ka folur nëpërmjet avokatit të saj, aktorja 32-vjeçare, e cila mbërriti në Londër të premten, tha se Depp nuk ishte në gjendje të pranonte të vërtetën.
Avokati i saj, Eric M. George tha për People: “Ky veprim i frikshëm është përpjekja e fundit e Johnny Depp për ti mbyllur gojën Amber Heard. Por ajo nuk do heshtë.” “Depp nuk është në gjendje të pranojë të vërtetën e sjelljes së tij të vazhdueshme abuzive. Ne do e hedhim poshtë këtë padi të pabazë dhe do i japim fund ngacmimeve të Depp ndaj klientes sime.”