Lajme

27 October 2018

Reagon këngëtarja e njohur pas spekulimeve se është shtatzënë: Më lini mua dhe barkun tim rehat

Këngëtarja e njohur e hitit “ Havana”, Camila Cabello që prej muajit shkurt është në një lidhje dashurie me Matthew Hussey. Prej disa ditësh në mediat online kanë nisur të qarkullojnë lajme në lidhje me një shtatzëni të mundshme të këngëtares.

Ky spekulim erdhi pas një postimi të bërë nga ana e këngëtares kun ë foton e postuar ajo mbante dorën tek barku dhe bashkëngjitur shkruante: “Ti je ende gjëja e vetme që kam bërë tamam”.

Por duket se nuk është e vërtetë sepse Camila ka zgjedhur të reagojë dhe të hedhë poshtë çdo spekulim përmes një statusi ku shkruan: “Hey, mos u çmendni. Kam bërë një tur të gjatë në Amerikë, duke provuar ushqime shumë të shijshme, ndaj lini të qetë, mua dhe barkun tim”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com