Lajme

08 February 2019

Reagon për herë të parë Ariana Grande pas lajmeve se nuk do të jetë pjesë e ”Grammy Awards”

Pas lajmeve se Ariana Grande nuk do të jetë pjesë e “Grammy” dhe se vendin ja zuri Dua Lipa ka reaguar për herë parë ditën e sotme përmes një postimi në Twitter nuk e ka mohuar plotësisht faktin se ajo është larguar nga producentët.

Ajo ka akuzuar producentin Ken Ehrlich se është duke gënjyer mbi ngjarjen në fjalë.

Ehrlich tha për Associated Press se ata biseduan që Grande të performonte në dielën, por në fund “e ndjeu se ishte tepër vonë për të që të organizonin diçka të bukur së bashku”.

Ariana ka kundërshtuar publikisht duke u shprehur në Twitter: “Unë e kam mbajtur gojën mbyllur deri tani, por ju po gënjeni.”

“Mund të organizoj një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë, Ken,” vazhdoi ajo. “Kreativiteti dhe shprehja e vetes u mbyt nga ju dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të mos merrja pjesë. Shpresoj që shfaqja të jetë pikërisht ashtu siç dëshironi që të jetë.”

Këngëtarja shkroi më tej duke pretenduar se ajo “ofroi 3 këngë të ndryshme që lidheshin vetëm me artin, aspak me politikën”.

Sipas Variety, Ariana u ndje e fyer duke qenë së producentët refuzuan ta lejonin që të këndonte “7 Rings”. Në fund u arrit një kompromis, mirëpo producentët sërish dëshironin që këngën e dytë të këngëtares ta zgjidhnin ata. Kupa u mbush, Ariana Grande deklaroi se s’do të merrte pjesë fare!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com