Reagon Robert Berisha pasi Tuna u shpreh se ai dhe Nora nuk kanë asnjë vlerë për të
Pak ditë më parë këngëtarja Tuna Sejdi foli për herë të parë për marrëdhënien me kunatin e saj Robert Berishën dhe Nora Istrefin duke u shprehur se ata nuk kanë asnjë vlerë për të.
“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm”, u shpreh këngëtarja.
Mirëpo, pas kësaj deklarate të Tunës, edhe Roberti ka reaguar me anë të një postimi në Instastory. Ai ka publikuar një foto të vëllait të tij Patristit me Tianin, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje, marrëdhënia e tij me vëllain është shumë e mirë.