Lajme

07 May 2017

Redaktorja e “VOGUE” nderohet nga Mbretëresha e Anglisë

Nga sot e tutje thirreni Damë Anna Wintour!

Të premten, ikona e modës u bë një Komandante Dame e Perandorisë Britanike nga Mbretëresha Elizabeta II, ekuivalenti femëror i një kalorësi.

Wintour u nderua për shërbimet ndaj modës dhe gazetarisë në “Buckingham Palace” dhe u shfaq e veshur me syzet ikonë të diellit në ceremoni (por jo brenda sallës, pasi kjo do të ishte një shkelje e madhe etike).

Anna kishte zgjedhur të vishte një pallto rozë Chanel dhe fustan për këtë rast. Gjatë dekorimit Mbretëreshës iu desh pak kohë të gjente një vend në veshjen e Wintour për të vendosur dekoratën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com