Redon Makashi ironizon këngëtaret e reja: Ato janë “këngëtaruce”
Këngëtari i njohur, Redon Makashi ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur ndër të tjera edhe për koncertin e madh të tre musketjerëve që do të organizohet nesër në Amfiteatrin e Liqenit Artificial. Për të gjithë ata që nuk e dinë, aty Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi kanë rrëmbyer duartroktitjet e para dhe admirimin e mjaft fansave.
Gjatë intervistës, Makashi përfitoi për të treguar një pakënaqësi rreth televizioneve shqiptare ku sipas tij transmetojnë shumë politikë dhe shumë pak art. Por i ngacmuar më tej nga moderatori nëse i ndjek këngëtaret e reja që po dalin çdo ditë në treg, Makashi ja preu shkurt që jo, madje i quan ato “këngëtaruce”.