Regjisori i njohur për Cher ” Ajo ka trishtim në sy dhe nuk i pëlqen meshkujt”
Regjisori i njohur Peter Bogdanovich ka shpërthyer në akuza ndaj aftësive aktoriale të Cher dhe thotë se ‘ajo nuk i beson askujt, e në veçanti meshkujt’.
Peter është konsideruar si një largpamës, i cili ka qenë një zë kritik për fituesen 72 vjeçare të çmimit ‘Oscar’, që në kohën që ishte regjisori i saj në vitin 1985 në filmin ‘Mask’.
Ai tha për revistën “Vulture Magazine” se Cher nuk di të aktorjë dhe nuk ishte e aftë të mbështeste asnjë skenë të vetme.
Inati i Peter është aq i madh me yllin botëror, sa thotë se “në asnjë film tjetër nuk kam bërë më shumë hapje e mbyllje tëçak-ut se në atë film që regjistrova me Cher, gjë që padyshim tregoi trishtimin e botës në sytë e saj.”
Cher, emri i vërtetë i së cilës është Cherilyn Sarkisian,në vitin 1985, bashkoi forcat me Peter për të xhiruar filmin biografik ‘Mask’, film i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe kritikët.
Ai pranoi se ai e ka përdorur çak-un për Cher më shpesh se për këdo tjetër, pasi dublat e saj dështonin për shkak të trishtimit që kishte në sy. “Të duket vetja fatkeq teksa e sheh, e megjithatë kjo përkthehet si gjë e mirë në film. Ishte një grua e ftohtë dhe nuk i pëlqenin meshkujt”, përfundon regjisori