Remy Ma :”Jam duke pritur me shumë durim fotot para dhe pas ndërhyrjeve”
Remy Ma ka deklaruar se ajo është e gatshme të kalojë betejën e saj me Nicki Minaj.Megjithatë ajo ka ende një kërkesë nga “Shether”.Gjatë një interviste me The Cruz Show, Remy iu drejtua pretendimeve të Nicki-ut për të pasur fotografi që vërtetonin se ajo ka kryer kirurgji plastike.
“Unë jam ende duke pritur fotot para dhe pas ndërhyrjeve. Unë jam duke pritur me durim “, tha Rem. “Kjo është e gjitha”.
Krijuesja i albumit Plata O Plomo shtoi: “Por nëse nuk do të ishte, atëherë do ta thoja këtë. Ajo bëhet një problem kur ju nuk përballeni dhe jeni duke vepruar sikur ajo nuk është e bërë”.
Pretendimet e Nickit u përmendën në këngën e saj “No Frauds” kur ajo rrepon, “Kam foto para dhe pas operacioneve të tua”.
Këto vargje të Minaj ishin një përgjigje ndaj Remy pasi e quajti Nickin në “Shether” se kishte zgjeruar të pasmet dhe ka ndikuar edhe femrat e tjera t’a bëjnë këtë gjë.
“Por ju tregoni me gisht nga mua? Unë jam vajza e keqe? Kur është ajo që mashtron vajzat e zeza?Të gjitha këto të pasme të rremë të ndikuara nga ajo vajzë.Dikush vdiq nga operacionet e dështuara. Çfarë botë e trishtuar” – pështyn Rem.
Biseda me Power 106 gjithashtu përfshinte edhe akuzat e bëra ndaj Remy Ma se përdor një ghostwriter.
“Thirrni dikë me të cilin bëj këngë. Thirrni Swizz [Beatz]. Pyetni Fat Joe” sugjeroi Remy. “Ose pyesni njerëzit që nuk janë afër meje. Unë bëra një rekord me A$AP Ferg”.Veterania e industrisë vazhdoi: “Unë kurrë nuk kam pasur askënd që të vërë në dyshim penën time”.