Renato Mekolli hedh poshtë largimin nga “Hell’s Kitchen”
Renato Mekolli ka hedhur poshtë largimin e tij nga një prej emisioneve më të shikuara, “Hell’s Kitchen”.
Ai me anë të një reagimi ka thënë se edicioni i ri do të jetë edhe më madhështor se i pari.
“Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë.
Ky emision do të na dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë të na dhurojnë. Çdo gjë nëpërmjet pasionit që na ngre të gjithëve peshë: gatimit.
Ndërkohë Hell’s Kitchen 2 po vjen me një studio gjigande e me një skenografi moderne, ashtu siç vërtetë e meriton ky reality show.”- ka shkruar ai ndër të tjera.