Lajme

09 January 2019

Reperët e njohur Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son shumë shpejt do të vijnë me një projekt të ri muzikor

Treshja në fjalë shquhen si një ndër emrat më të suksesshëm në zhanrin hip-hop në Kosovë dhe Shqiëri.

Bashkëpunime mes tyre ka pasur edhe më parë, duke kujtuar këtu hitin “Princess Diana” nga Ledri Vula dhe Lyrical Son, i cili u publikua në verën e vitit të kaluar.

Ky projekt i përbashkët do t’i sjell tre reperët në një bashkëpunim ndryshe, që me gjasë do të pritet mirë nga fansat e tyre.  Projekt i ri muzikor pritet të vi së shpejti, momentalisht reperët po merren me xhirimet e klipit.

Vet Lyrical Son ka zbuluar se në vazhdën e këtij projekti, do të lansohet edhe albumi i shumëpritur i tij dhe MC Kreshës, për të cilin kanë punuar dy vite.

“Në aspektin profesional, si PINT, po presim që këtë vit të sjellim në treg albumin “United States of America” për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë disa vjeçare”, ka thënë Lyrical Son.

Përveç projekteve muzikore, tre rap-artistët në fjalë janë shumë të kërkuar edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com