Reperët më të paguar të këtij viti sipas Forbes
Forbes ka publikuar listën e reperëve më të paguar dhe atë e kryeson sërisht Sean “Puff Daddy”.
Këtë vit ai ka fituar 130 milion dollarë, kur ndërkohë ka disa vite që nuk ka nxjerë në treg ndonjë album të ri. Fitimet e tij vijnë nga Ciroc Vodka, DeLeón Tequila, AQUAhydrate, turi Bad Boy dhe shitja e disa aksioneve nga Sean Jean (70 milion dollarë). “Gjithmonë kam menduar se nëse i jap klientëve të mi më të mirën qoftë në muzikë, veshje apo Vodka, do të marr shpërblimin për punën time të devotshme”- ka thënë reperi sëfundmi për revistën prestigjoze.
Më poshtë keni listën e plotë me emrat e reperëve më të paguar për këtë vit.
1. Diddy
2. Drake
3. JAY-Z
4. Dr. Dre
5. Chance the Rapper
6. Kendrick Lamar
7. Wiz Khalifa
8. Pitbull
9. DJ Khaled
10. Future