Reperi Bim Bimma publikon për herë të parë foto me të dashurën
Bim Bimma gjithmonë e ka mbajtur jetën e tij private larg mediave.
Ai ka ruajtur privatësinë dhe kurrë s’ka folur për aspektin romantik të jetës.
Reperi i grupit NR tani ka filluar të ndryshojë në lidhje me këtë dhe të shprehet për ndjenjat e tij në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një foto me një vajzë të cilën e përqafon dhe puth, e që sipas Prive quhet Fjolla.
Kujtojmë që reperi kohë më parë publikoi albumin e ri të tij me disa bashkëpunime.