Reperi Blake së shpejti sjell projektin “Për pak”
Këngëtari i ri nga skena muzikore shqiptare, Blake, pritet të publikojë projektin e ri. Vetëm pak kohë më parë ai publikoi projektin “Gasoline” që u prit shumë mirë nga publiku.
“Për pak” titullohet projekti i ri nga Blake, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Black Fish Entertainment mbanë firmën e këtij projekti dhe pikërisht konfirmimi erdhi nga bosi i labelit, Genc Prelvukaj.
“Pas Gasoline, Blake këtë javë publikon këngën “Për Pak”, gjithçka e realizuar në Black Fish Entertainment”, u shpreh Genci në Twitter.
Pas" Gasoline ", Blake kete jave publikon kangen "Per Pak "
Gjithcka e realizume ne Black Fish Entertainment.— Genc Prelvukaj (@GencPrelvukaj) 22 gennaio 2018