Reperi Eminem sqaron fansat e tij në lidhje me…
Reperi Eminem ka mohuar përfshirjen e tij në ndonjë skemë që u ofron fansave të tij mundësinë për të blerë aksione në katalogun e tij muzikor.
Sipas menaxherëve të tij, vendimi për blerjen ose shitjen e këngëve është bërë në mënyrë të pavarur nga një palë e tretë pa u konsultuar me vetë reperin.
Vetë shefi ekzekutiv i kompanisë Jeff Schneider, tha për “Billboard” se kompania shpreson të përfundojë marrëveshje të tjera për të blerë të drejtat e këngëve.
Marrëveshja përfshin një pjesë të të drejtave për shumë nga hitet më të mëdha të Eminem-it.