Reperi Fedez: Kam marrë kërcënime për vdekje dhe peticione për të më hequr kujdestarinë e djalit
Vetëm para disa ditësh,çifti i famshëm italian Chiara Ferrangi dhe Fedez u bënë kryeqendra e mediave rozë pasi festuan ditëlindjen e reperit në supermarket. Pavarësisht se ata e shijuan së tepërmi festën dhe u argëtuan shumë, ndaj tyre nisën një sërë komentesh aspak pozitive.
Sipas ndjekësve të çiftit festa ishte një ofendim ndaj varfërisë, pasi ata po shpërdoronin ushqimin në supermarketin ku festonin. Chiara dhe Fedez duket se e kuptuan gabimin dhe kërkuan falje publike duke pranuar se kishin tejkaluar limitet.
Por duket se gjërat nuk janë qetësuar aspak pasi Fedez përmes një video ka treguar se e kanë kërcënuar me vdekje dhe se do t’i marrin të birin. “Sot në mengjes më erdhën disa kërcënime me vdekje që ajo është më e pakta, jo vetëm kaq ka persona që kontaktuan shërbimet sociale, për të më hequr kujdestarine e tim biri dhe të tjerë që kanë firmosur peticione për të më hequr nga programi X Factor”, thotë ai.