Reperi Fero dhe modelja e njohur në një lidhje?
Prej disa kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme të reperit Fero me modelen mjaft të njohur Arbenita Ismajli. Ajo është bërë edhe më e njohur sidomos pas pjesëmarrjes në klipin e reperit Majk dhe Getoar Selimit.
Deri dje nuk kishte asnjë provë që vërtetonte lidhjen e tyre por së fundmi përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale ata konfirmuan në njëfarë mënyre historinë e tyre të dashurisë.
Ata të dy kanë postuar nga i njëjti vend dhe në të njëjtën kohë, pikërisht para një ndërtese në Frankfurt të Gjermanisë. Të shohim nëse tani çifti do publikojë edhe ndonjë imazh të përbashkët.