Reperi Gashi: Koncerti në Kosovë më ndryshoi
Pjesëmarrësit në festivalin “Sunny Hill” këtë vit ishin të shumtë. Pjesë e tyre ishte edhe reperi i njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Amerikë, Gashi. Ai dhuroi spektakël në natën e dytë të festivalit për gjithë të pranishmit.
Duket se edhe artisti e ka shijuar vërtet mbrëmjen sepse diçka të tillë e ka treguar në një status në Twitter. ”Isha në shumë vende të botës këtë vit por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar”, ka shkruar Gashi.