Reperi Getinjo premton se CD-ja e ardhshme do jetë aq edukuese sa do shitet edhe në librari
Pak ditë më parë dy reperët nga Kosova, Mozzik dhe Getinjo i shkëputën marrëdhëniet e tyre me shtëpinë diskografike “On Records” dhe kjo gjë bëri shumë zhurmë në media. Edhe pse çështja do të zgjidhet nga organet gjyqësore dy vëllezërit ende vazhdojnë me sjelljen e prurjeve të reja muzikore të cilat ata po i përgatisin vetë.
Së fundmi Getinjo ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se këngët e tij hip-hop do të marrin një tjetër drejtim, atë edukues njësoj si vitet ’90.
Ndërkohë që rryma hip-hip është shumë komerciale, reperi premton se do ta sjellë atë në origjinën e tij, madje ai shkruan se CD-ja e tij e ardhshme do të jetë aq edukuese sa do të shitet edhe në librari.