Reperi Gjiko sjell së shpejti “Papuqe Gucci”
Gjiko do të sjellë së shpejti një produksion të ri muzikor. “Papuqe Gucci” do të titullohet projekti i ri nga Gjiko, xhirimet e klipit të të cilit kanë përfunduar.
Ka qënë vetë reperi i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka paralajmëruar projektin e ri , në foto shihen papuçet e brendit Gucci, të cilat do të jetë edhe tematika karizmatike e këtij projekti. Ky projekt vjen pas suksesit të madh të Gjikos, me një seri hitesh si “Je Shku”, “Yjet Nalt” dhe “Gabime” me Nora Istrefin. Gjiko është duke shijuar lidhjen romantike me Elita Rudin.