Lajme

07 November 2017

Reperi i njohur përfundon prapa hekurave

Meek Mill rikthehet në burg. Disa ditë më parë qarkulloi lajmi që reperi me shumë gjasa do të përfundonte në burg pasi theu lirinë me kusht. Ditën e djeshme ai ishte në gjykatë ku rrezikonte një dënim 2 deri në 4 vite burg.

Sipas TMZ gjykatësi e dënoi reperin me dy vite mbrapa hekurave në gjyqin e mbajtur në Philadelphia pas thyerrjes së lirisë me kusht nga ana e Meek në vitin 2009. Atëherë ai u dënua për armëmbajtje pa leje dhe posedimin e lëndëve narkotike.

Në vitin 2015 Mill përsëri pati probleme me ligjin që e çuan në arrest shtëpie. Por tashmë gjërat janë bërë shumë më serioze pasi gjykata ka vendosur një dënim me burg.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com