Reperi i njohur tregon se si kthimi në vegjetarian e ndihmoi të binte nga pesha
Reperi Waka Flocka Flame u kthye në vegjetarian pas lodhjes nga stijat në trup që fitoi me shtimin e disa kilogramëve. Ylli i “No Hands” e gjeti veten duke pasur probleme të rënda me peshën e tij pasi u bë i famshëm. Në 2014 ‘i dëshpëruar’ për të rënë në peshë ai hoqi nga dieta e tij çdo produkt mishi. ” Isha i shëndosh. Kisha stija..U lodha nga e gjithë kjo”- shpjegoi Waka gjatë një videoje promocionale për People for the Ethical Treatment of Animals (PETA).
Reperi sëshpejti vuri re ndryshimet në peshë dhe në shëndetin në tërësi. “Kur ngjitesha në skenë ndihesha më mirë. Çdo gjë rreth meje më dukej më mirë”- ka thënë reperi për gjendjen pasi kishte filluar dietën.