Reperi MC Kresha tregon arsyen pse është single…
Reperi Mc Kresha, së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur së tepërmi për jetën e tij private dhe karrierën muzikore. Ai shprehet se ka vendosur t’i dedikohet tërësisht karrierës muzikore, duke lënë në këtë mënyrë pas dore jetën e tij private.
“Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single”, shprehet reperi i njohur.
Ndër këngëtaret që Kresha vlerëson më tepër është Aurela Gaçe dhe sa herë reperin e merr malli të dëgjoj muzikë të mire dëgjon Aurela Gaçen dhe këngën “Valsi i Lumturisë”. Madje reperi e fton publikisht këngëtaren për një bashkëpunim së bashku.