Reperi nuk pranon të kontollohet nga sigurimi, anulohet koncerti i tij
Lil Wayne raportohet se ka anuluar një koncert në South Carolina gjatë fundjavës pasi ka refuzuar të kontrollohet nga rojet e sigurimit para se të hynte në skenë.
Reperi do të performonte në Colonal Life Arena por ai zgjodhi të mos jepte koncertin e tij, pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë.
Ndërkohë që ende nuk kemi një reagim të reperit rreth këtyre thashethemeve, përflitet se të gjithë fansave iu është rimbursuar çmimi i biletës.