Reperi shqiptar i prek të gjithë me urimin e ndjerë për vajzën e tij
Vajza e Lyrical Son feston ditën e sotme ditëlindjen, por i ati nuk mundet të jetë pranë saj. Megjithatë, pak fjalë për ta uruar Evën në ditën e veçantë nuk kanë munguar.
“Urime zemër. Ishalla edhe plot të tjera me shëndet dhe lumturi. Po më dhemb shumë që nuk të kam afër për të të uruar siç duhet dhe për të puthur atë fytyrën e bardhë. Të dua shumë kaçurrelsja e babit. P.S puthe mamin për mua. Ju dua dhe shihemi shpejt kismet”,-shkruan reperi.