Reperi Snoop Dogg habit me kopertinën e albumit të tij
Reperi Snoop Dogg për kopertinën e albumit të ri ka pozuar me një kufomë artificiale, në të cilën shfaqet Donald Trump ndërsa 45 vjeçari qëndron pranë “trupit” të Donald Trump, i mbuluar me flamurin amerikan. Kjo do të jetë kopertina e albumit më të ri të artistit, i titulluar “Make America Crip Again”, në të cilin do të jetë edhe një këngë me të njëjtin titull.
Snoop e ka kritikuar hapur presidentin amerikan por pavarësisht titullit dhe kopertinës, ai insiston se ky album nuk është një akt politik.