Lajme

22 February 2019

Reperja shqiptare e pranon hapur që shkel ligjin, rrezikon 1500 euro gjobë

Që prej momentit kur vendos të bësh gjithçka publike në Instagram, madje edhe shkeljet e ligjit, duhet të presësh pasojat.

E kemi fjalën për reperen e njohur shqiptare Rina, e cila dje publikoi një video në Instagram, ku tregonte se po e ngiste automjetin pa leje.

Rina ka vetëm pak kohë që ka publikuar klipin e ri ndaj dhe në video shfaqej duke kënduar vargjet e këngës së re. Më pas ajo ka pyetur ndjekësit e saj nëse ka ndonjë që udhëton pa leje me makinë:
“T’marr me porch’ e i nxojna ma shpejt 🥵 kush vozit pa leje përpos meje”, shkruante Rina.
Nuk e dimë n5se reperja është në dijeni por nëse drejton një automjet pa lejen e drejtimit, në Kosovë gjobitesh në vlerë monetare 500 deri 1500 euro.

Këtë gjë ia kanë vënë në dukje reperes edhe ndjekësit në Instagram, përmes komenteve të tipit: “Je e vogël për të drejtuar mjetin” apo “Po të shkon rroga duke paguar ligjet që thyen”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com