Reperja Tayna ka kopjuar në këngën e saj klipin e Teyana Taylor?
Reperja Tayna është kthyer në qendrën e vëmendjes që pas publikimit të këngëve “Columbiana” dhe “Shqipe”, të cilat janë kthyer në dy nga hitet më të suksesshme të momentit.
Mirëpo teksa kënga “Shqipe” tingëllon tërësisht origjinale dhe pjesë e stilit të Tayna-s nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klipin. Së fundmi, po flitet se klipi është kopjuar deri në detaje nga një video e koreografes dhe trajneres së fitnesit hollivudian Teyana Taylor, e njohur ndryshe si muza e Kanye West.
Taylor në muajin janar ka realizuar videon në fjalë për revistën “Vogue” ku shihet duke kërcyer dhe duke u stërvitur në suitën luksoze të hotelit “Waldorf Astoria” në New York, video që mesa duket duhet t’i ketë pëlqyer pamasë regjisorit të klipit të Tayna-s duke qenë se ka kopjuar jo vetëm lëvizjet e koreografes, por edhe veshjen dhe ambientin.