Revista “People” shpall Pink femrën më të bukur në botë
Si çdo muaj prill edhe këtë vit revista prestigjose “People” ka shpallur në kopertinën e këtij muaji se cilën kanë cilësuar si femrën më të bukur në botë për vitin 2018.
Këngëtarja e famshme P!nk është vlerësuar me këtë status megjithëse nuk e priste fare. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres ku ka shprehur mirënjohjen e saj.
Pink rrëfeu se mendon se u shpall femra më e bukur në botë për shkak të humorit dhe personalitetit të drejtpërdrejtë që e karakterizon. 38-vjeçarja është e lumtur që shoqëria ka filluar t’i vlerësojë njerëzit për karakterin e tyre dhe jo nga pamja e jashtme.
Në kopertinën e revistës ajo shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, Willow dhe James dhe rrëfen se si po përpiqet të rrisë dy fëmijë të fortë në një botë kaq të ashpër.