Lajme

08 February 2019

Revista zviceriane kapet KEQ me shqiptarët duke i quajtur “Kafkë sheshtë me Benz”

“Weltwoche” është një ndër revistat më të njohura zviceriane deri këtu jemi okay…

Ditën e djeshme ajo ka botuar numrin e ri duke u fokusuar tek një këngëtare të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare. Pra, shqiptare zvicerane. Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit.

 

Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht. Me një milion ndjekës në mediat sociale. Katër këngët e saj janë gjeneruar 76 milionë “streams”.

Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e errëta të shoqërisë zvicerane.

Teksti i “Weltwoche”, mes tjerash, vlon nga fjalori vjellës, përbuzës, ksenofob. Ky fjalor kulmon në formulimin:

“Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë me Mercedes të zi, kanë kafka të rrafështa në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace.

Ata mendojnë se janë njerëzit më cool në botë, se vajzat i presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë”.

U mbetet juristëve të specializuar në çështje mediale nëse një formulim i tillë është shkelje apo jo e ligjit kundër racizmit, por gjithsesi kjo gjuhë e “Weltwoche” tregon për një aversion primitiv kundër komunitetit shqiptar.

Ky aversion është parë edhe pas ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad vitin e kaluar, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit. Futbollistët shqiptarë janë reduktuar në mercenarë nga Ballkani, që nuk identifikohen me Zvicrën dhe bëjnë politikë ballkanike në fushën e blertë, duke bërë gjestin me shqiponjë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com