Rick Ross bashkon forcat me Nas për albumin e ri
Nas do të shfaqet tek “Rather You Than Me.”
Rick Ross ka treguar se do të publikojë albumin e tij të 9-të “Rather You Than Me” në 17 mars. Në një intervistë me Angie Martinez, Ross dha edhe një informacion që gëzoi shumë fansa. Nas do të jetë një nga bashkëpunëtorët për këngët e këtij albumi. Ai shpjegoi se vlerësimi për reperin iu rrit kur Nas e kishte cilësuar si një nga më të mirët përsa i përket teksteve të këngëve hip hop.