Rick Ross çon në gjykatë dyshen LMFAO
Rick Ross pretendon se LMFAO kanë kopjuar këngën “Hustlin”. Në vitin 2011 kënga “Party Rock Anthem” e dyshes LMFAO u kthye në një hit. Por në vitin 2014 Ross deklaroi se ata kanë vjedhur nga kënga e tij e vitit 2006, “Hustle”. Pretendimet e tij u hodhën poshtë nga gjykata, por reperi i njohur ka vendosur t’i hedhe edhe një herë në gjyq. Ajo çfarë nuk dihet është dëmshpërblimi i kërkuar nga ai.