Lajme

11 January 2018

Ricky Martin është zyrtarisht bashkëshort

||
0 Comment
|

Javët e fundit mediat e huaja kanë aluduar se shumë shpejt Ricky Martin do të lidhte kurorë me të dashurin e tij Jwan Yosef por kjo gjë ndodhi në fshehtësi. Ditën e djeshme, këngëtari i muzikës latine ka treguar në një intervistë për “E! News” se është zyrtarisht bashkëshort.

Ai dhe bashkëshorti i tij janë në një lidhje prej 2 vitesh e gjithashtu janë prindër të dy djemve binjakë. 46-vjeçari është kritikuar për faktin se shpeshherë i ekspozon fëmijët e tij në media dhe sa i përket kësaj çështjeje, Ricky ka zbuluar se përse e ka marrë një vendim të tillë.

Këngëtari është shpehur se në këtë mënyrë fëmijët e tij e kanë më të thjeshtë të kuptojnë se kanë dy baballarë dhe se ata janë një familje moderne. “Dua t’i rris fëmijët e mi pa komplekse, të pasurit dy baballarë dhe fotografë që na ndjekin kudo dua të jetë krejtësisht normale për Matteo-n dhe Valentino-n”-është shprehur Ricky gjatë intervistës.

Edhe pse ai ka lidhur kurorë dhe zyrtarisht është i martuar, artisti ka shtuar se do të organizojë një festë të madhe ku të ftuar do të jenë edhe gazetarë të medias rozë që do t’i transmetojnë publikut momentet më të bukura të tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com